Telegrafi

Gaby Mudingayi rrëfen si mbeti i lënduar nga shakaja e Di Canios, pjesë e rrengut ishin edhe Tare dhe Behrami

Gaby Mudingayi (Foto: Getty Images/Guliver)

Gaby Mudingayi ka treguar pas shumë vitesh se kishte qëndruar jashtë fushë për një muaj pas një lëndimi që e pësoi nga një shaka e bashkëlojtarit te Lazio, Paolo Di Canio.

Gjatë një bisede me gazetarin e Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, mesfushori ka folur për karrierën e tij dhe për shakanë bizare te Biancocelestët nga viti 2005.

“Unë kam frikë nga qentë dhe Di Canio e dinte këtë. Disa ditë para derbit të parë të Romës, Paolo i ftoi të gjithë lojtarët e rinj në shtëpinë e tij, kështu që ishim unë, Belleri, Igli Tare dhe Valon Behrami. Ata të gjithë e kishin planifikuar”.

Paolo Di Canio (Foto: New Press/Getty Images/Guliver)

“Duke hyrë ishte një qen i lidhur në kopsht që lehte si i çmendur, prandaj u thash djemve të ma lironin rrugën. Në ndërkohë, u ktheva, nuk e shihja se çfarë po ndodhte dhe diçka mu hodh përsipër”.

“Fillova të bërtas: ‘Qeni më kafshoi, qeni më kafshoi!’. Por, ishte Di Cano, i cili po më bënte një rreng. Isha aq i frikësuar, saqë e tërhoqa një muskul të kofshës. Nuk luajta për një muaj”.

“Natyrisht e mbajtëm të fshehtë. Imagjinoni sikur trajneri ta merrte vesh si jam lënduar…”, ka rrëfyer Mudingayi.

Lojtari ka folur edhe për kujtimet e mira gjatë tri viteve të tij te Lazio duke thënë se që nga fillimi tifozët, bashkëlojtarët dhe stafi e kishin bërë të ndihej si në shtëpi. Ndeshja që kurrë nuk e harron është ajo ndaj Real Madridit në Stadio Olimpicon e mbushur plot. /Telegrafi/

(Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)