Gabriel Agbonlahor ka argumentuar se Tottenham nuk do të fitojë titullin e Ligës Premier këtë sezon për shkak të mbrojtjes së tyre të dobët.
Spurs aktualisht janë në vendin e dytë me 17 pikë, një më pak se lideri Leicester City, pas fitores 1-0 të arritur përballë WBA-së në fundjavën që shkoi.
Agbonlahor mendon se Tottenhami në këtë edicion do të përfundojë në vendin e tretë ose të katërt, por pa arritur të fitojnë titullin e ligës për shkak të mbrojtës së dobët.
“Spurs nuk mund të fitojë titullin për shkak të një sezoni të çuditshëm, shumë të çuditshëm. Ju e fitoni një ndeshje, më pas ata humbin në formë dhe pozicionohen në vendin e tretë ose të katërt”, ka thënë ai.
“Tottenhami ka një skuadër të fortë, mirëpo u mungon stabiliteti në mbrojtje dhe nga aty ata nuk mund të fitojnë titullin”.
“Nëse vazhdojnë të pranojnë gola si në ndeshjet e kaluara, atëherë ata vështirë se mund të pozicionohen më shumë se vendi i katërt”, ka shtuar më tej Agbonlahor për Football Insider. /Telegrafi/