Ananasi bën rrëmujë të konsiderueshme kur pritet dhe është shumë vështirë të pastrohet
Njëri ndër përdoruesit e rrjeteve shoqërore, Dilon Roberts, ka treguar se si dikush e ka ndarë ananasin në feta pasi që ia ka prerë majën.
Në fotografi shihet se si tërheqja e lëkurës nga mesi na jep copa në formë piramide pa kurrfarë nevoje që ta presim ananasin.
Videon në Twiter e ka ndarë Luis MekKlaski, 21-vjeç, student i shkencave Biomedicinale në Midlesburg.
Përdoruesit kanë qenë të ngazëllyer dhe kanë theksuar që vërtet gjatë gjithë jetës gabimisht e kanë pastruar dhe ngrënë ananasin.
Njëri ndër përdoruesit ka shkruar që diçka e këtillë vërtet është e realizueshme, sepse ananasi pikërisht është i ndërtuar si rrush.
Duke u rritur fryti gjithashtu edhe “kokrrat” bashkohen në një tërësi.
Nëse filloni nga fillimi ta hani ananasin, do të mund ta ndani copë pas cope.
https://www.youtube.com/watch?v=ACZF8jL9rfs
/Telegrafi/