Teksa temperatura ulen, shoferët duhet të përfshijnë kohë shtesë në rutinën e tyre të mëngjesit për të larguan ngrirjen e makinës.
Por mos u tundoni të përdorni një rrugë të shkurtër që mund t’ju kushtojë më shumë në fund.
Ndezja e kazanit dhe derdhja e ujit të valë mbi makinën tuaj mund të duket si një mënyrë e thjeshtë për të pastruar xhamin e përparmë në mëngjes, por mund të jetë një gabim i kushtueshëm.
Xhami është i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të papritura të temperaturës dhe derdhja e ujit të vluar në xhamin e përparmë mund të shkaktojë çarje ose copëtim të tij.
Kjo mund të kushtojë shumë për ta rregulluar ose zëvendësuar. Kur uji i nxehtë godet xhamin, ai zgjerohet me shpejtësi, pastaj tkurret ndërsa ftohet.
Ky përkulje mund të bëjë që xhami të plasaritet – dhe kjo do të jetë edhe më keq nëse tashmë keni ndonjë copëz apo çarje në xhamin e përparmë.
Ndaj, fokusohuni të provoni mënyra të tjera më efikase, ndryshe nga kjo që mund të sjell më shumë dëm se sa dobi. /Telegrafi/