Telegrafi

Gabimi i tmerrshëm i Neymar – ndërroi fanellën pas ndeshjes, mund të dënohet me moslojë në finale

Neymar mund të dënohet me moslojë për finalen e Ligës së Kampionëve pas shkëmbimit të fanellave me një lojtar të RB Leipzig.

Paris Saint-Germain fitoi ndaj Leipzig me rezultat 3-0 duke e siguruar finalen për herë të parë në histori të klubit.

Braziliani u kap nga kamerat kur e shkëmbeu fanellën me Marcel Halstenberg pas ndeshjes.

Neymar me fanellën e ndërrua pas ndeshjes (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images)

Sipas protokolleve të reja mjekësore të UEFA-s pas pandemisë COVID-19, Neymar mund të dënohet në një ndeshje moslojë, dhe një periudhë të detyrueshme 12-ditore të izolimit.

 

PSG do të përballet me njërin nga fituesit e takimit Bayern Munich -Lyon që zhvillohet të mërkurën.

Angel Di Maria E Neymar (Foto: David Ramos/Getty Images)

Finalja do të zhvillohet në Lisbonë të dielën. /Telegrafi/