Site icon Telegrafi

Gabimet më të zakonshme që njerëzit i bëjnë në palestër

Një sesion 30-minutësh i ushtrimeve aerobike çdo ditë është i mahnitshëm për shëndet të mirë. Kjo pasi që zvogëlohet rreziku i diabetit, obezitetit, si dhe forcohet sistemi kardiovaskular i trupit.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, shumë njerëz ende janë të paaftë t’i gëzojnë të mirat e ushtrimeve fizike, edhe para se të heqin dorë nga palestra, transmeton Telegrafi.

Mund të ketë shumë arsye se përse nuk jeni të aftë të arrini rezultate të dëshirueshme, e këto mund të jenë për shkak se nuk jeni duke e bërë siç duhet ushtrimin, nuk po i mbani makinat mirë, apo nuk po i bëni ushtrimet me dedikimin e kërkuar.

Nuk e keni mësuar siç duhet një ushtrim

Çdo njeri ka nevojë për një trajner personal që t’ia mësojë mënyrën e duhur se si bëhen ushtrimet. Ushtrimet me trajner personal mund t’ju kushtojnë shumë më shumë, por ky investim do t’ia vlejë pasi që do të maksimizoni forcën tuaj, do të fitoni masë dhe do të zvogëloni rrezikun e lëndimeve.

Shoqëroheni më shumë se që duhet

Shoqërimi me persona tjerë në palestër mund t’ju shkaktojë më shumë dëm sesa dobi. Mos i ndaloni ushtrimet vetëm për të folur me njerëz tjerë, pasi që mund ta humbni dëshirën për të ushtruar, si dhe muskujt do t’ju ftohen.

Veç kësaj, edhe celularët janë një armik i ushtrimeve fizike, prandaj lëreni celularin në dhomën e gardërobës, përveç nëse jeni duke pritur ndonjë thirrje urgjente.

E anashkaloni nxehjen e muskujve

Ushtrimet e zgjatjes janë mënyra më e mirë për t’i nxehë muskujt para se të filloni një sesion me ushtrime intensive në palestër. Është e rëndësishme të bëhet kjo, pasi që zgjatja e muskujve i parandalon lëndimet.

Gjithmonë i bëni ushtrimet e njëjta

Kur vazhdoni t’i bëni të njëjtat ushtrime gjithmonë, trupi mësohet me to. Duhet ta ndryshoni planin e ushtrimeve herë pas here. Ndryshojeni rutinën e ushtrimeve përgjatë javëve apo muajve.

Pushoni shumë

Mos bëni pauza të gjata mes dy serive të ushtrimeve. Është e rëndësishme të ndjeheni të lodhur dhe të digjni sa më shumë kalori. Pauza e gjatë bën që muskujt t’ju ftohen dhe ushtrimet nuk do të zgjasin më aq gjatë… /Telegrafi/

Exit mobile version