Site icon Telegrafi

Gabimet, të cilave duhet shmangur në takimin e parë

Dy pije maksimumi

Ne mund të jemi të aftë për të kaluar në situatë potencialisht shqetësuese, por nëse e teprojmë me pije, do të bëjmë një gabim shumë të madh në këtë aspekt. Askujt nuk i pëlqen një tollovi e shkaktuar nga dehja, transmeton Telegrafi.

Përmendja e ish-it

Një gabim tjetër i madh që ndodh në takimet e para është përmendja e ish-të dashurit. Pa marrë parasysh a jeni duke i përmendur për të shprehur mllefin që keni ndaj tyre, kjo do të jetë një shenjë negative dhe një gjest jo i mirë.

Bllokimi i telefonit

Mendoj se të gjithë e kemi një mik, i cili është së tepërmi i lidhur me telefonin e tij dhe i cili nuk mund të ndalojë së dërguari mesazhe, postime apo diçka të tillë. Kjo është diçka shumë e mërzitshme, prandaj nëse dëshironi një takim të dytë, mundohuni të mos e bëni asnjëherë.

Kodi i veshjes

Kur bëhet fjalë për veshjen, ju duhet të mundoheni të dukeni bukur, por aq sa duhet, dhe jo duke e tepruar. Ju nuk dëshironi të visheni në mënyrë shumë provokative apo ta dërgoni mesazhin e gabuar. Në të njëjtën kohë nuk duhet veshur edhe shumë thjesht. /Telegrafi/

Exit mobile version