Site icon Telegrafi

Gabimet të cilat duhet t’i shmangni për t’u dukur magjepse në çdo foto

Shumë njerëz besojnë se puna e modeleve profesionale kërkon vetëm të jeni të bukura dhe të dalin para aparatit.

Sidoqoftë, kur është fjala për të shkrepur një fotografi të mirë, i gjithë suksesi i asaj fotoje varet nga aftësitë e pozimit të modeles.

Telegrafi ju sjellë disa këshilla, të cilat nëse i ndiqni do t’ju ndihmojnë të dukeni magjepse në çdo foto.

Mjekrën mbajeni drejt

Përpiquni ta drejtoni kokën dhe ta shtyni pak përpara.

Kjo mund t’ju duket e pazakonshme, por një pozitë e tillë jua bën qafën t’ju duket më e hollë, ndërsa njëkohësisht jua shton elegancën.

Mos i kryqëzoni duart

Kur dilni para kamerës, përpiquni që njëra anë e trupit tuaj të dominojë në fotografi.

Vendosni duart poshtë dhe mos i mbani ngjitur me bel. Në këtë mënyrë linjat tuaja të trupit do të jenë më të theksuara dhe më të definuara.

Prapë, keni kujdes ku i vendosni duart!

Siç e cekem edhe më lart, është e rëndësishme që në çdo rast të shmanget kryqëzimi i duarve. Në foton e mëposhtme, pra në foton e djathtë, mund të shihni një pozë ideale e cila ju bën të dukeni magjepsëse.

Poza e tillë krijon linja elegante vizuale të cilat jua theksojnë fytyrën dhe figurën. /Telegrafi/

Exit mobile version