int(1) Gabimet që duhen shmangur - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Gabimet që duhen shmangur

Ekspertët kanë arritur në përfundimin:

* Mos gjykoni rregullisht në lidhje me të shkuarën, përqendrohuni në pikën e diskutimit dhe bini në ujdi.
* Mos i gjykoni vetëm negativisht sjelljet e tjetrit. Përpiquni të shikoni mundësitë.
* Mos thoni vetëm ‘Kështu nuk është në rregull’, por sugjeroni një alternativë. Për shembull, mendoni për mirëqenien e çiftit dhe mos u përqendron i në pikëvështrime egocentrike. Përmbylleni çdo diskutim me një projekt .Mundësisht kthejuni argumentit kur të keni qetësinë e nevojshme.
* Mos idealizoni pavarësinë tuaj. Ta theksosh shumë, do të shotë ta shndërrosh në largim.
* Mos u mbështetni në zakone: vlerësoni qëndrimin tuaj në mënyrë objektive.
* Mos e poshtëroni kurrë partnerin përpara personave të tretë.
* Mos hyni në garë me partnerin, sukseset e tij duhet t’i shihni si nxitës dhe jo duke u treguar ziliqarë.
* Mos harroni kurrë që çifti jeton nga erosi dhe që është shumë e rëndësishme ta mbani pranë.
* Mos i vetëcensuroni nevojat tuaja psikologjike ose seksuale, por shprehin i haptas.
* Mos kini frikë nga emocionet negative: janë edhe ato pjesë e marrëdhënies.
* Mos lejoni miqtë dhe të afërmit (përfshirë edhe fëmijët) t’ju bezdisin dhe fusin hundët: çifti ka nevojë për hapësirë tërësisht të tijën.
* Mos e vini kurrë partnerin përballë përjashtimit. Një zgjidhje e sforcuar mund të lërë pas jush një varg frustracionesh. /Telegrafi/

 

Exit mobile version