Kapiteni i Atletico Madridit, Gabi, ka thënë se ai nuk ka dyshime që vuajtjet ja kanë vlejtur në ndeshjen ndaj Bayernit.
“Bayerni ishte ekip i vështirë për t’u tejkaluar. Fatmirësisht vuajtjet ja kanë vlejtur dhe jemi në finale”.
“Eshtë moment i madh për të bërë hsitorinë e klubit. Ne mund të bëhemi lojtarët e parë që ngrisim kupën evropiane. Si lojtar i Atleticos dhe tifoz i këtij klubi, mesazhi im është se unë kam fatin që të përfaqësoj tifozët në fushë”, u shpreh Gabi.
Finalja zhvillohet më 28 maj. /Telegrafi/