Telegrafi

Gabi premton rikthim të fuqishëm të Atleticos

Kapiteni i Atletico Madridit, Gabi, ka insistuar se ekipi i tij do të rikthehet, pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.

Finalja e zhvilluar të shtunën mbrëma në Milano shkoi në penallti, gjatë të cilave më të mirë u treguan “Mbretërit” që fituan trofeun e famshëm evropian për herë të 11-të në histori të klubit.

Kjo është hera e dytë brenda tre vjetëve që Atletico pëson humbje në finalen e Ligës së Kampionëve nga Reali, por Gabi ka refuzuar të tregojë se ekipi është thyer.

“Është e rëndësishme që ne ishim këtu dhe jam i bindur se ky ekip do të rikthehet për ta fituar Ligën e Kampionëve sepse e meriton. Ne duhet të jemi krenarë me këtë ekip. Kjo është bukuria dhe shëmtia e futbollit”, ka thënë Gabi.