Manolo Gabbiadini është futbollisti i dytë nga Serie A që është konfirmuar me coronavirus.
Sulmuesi italian pasi ka bërë analizat ka dalë pozitivë dhe këtë e ka konfirmuar edhe klubi i Sampdorias.
Ndërkohë tani ka qenë vetë futbollisti që i është drejtuar tifozëve rreth kësaj sëmundje.
Gabbiadini ka falënderuar tifozët për mesazhet e shumta, teksa ka thënë se ndihet mirë.
“Unë kam dalë pozitiv me coronavirus”, ka shkruar fillimisht sulmuesi italian.
Sono risultato positivo anche io al Coronavirus. Voglio ringraziare tutti quelli che mi hanno scritto, mi sono arrivati già tantissimi messaggi. Ci tengo comunque a dirvi che sto bene, quindi non preoccupatevi. Seguite tutti le norme, restate a casa e tutto si risolverà. ? pic.twitter.com/YIa9knMAK8
— Manolo Gabbiadini (@Mgabbia23) March 12, 2020
“Dua të ju falënderojë për ato mesazhe të shumta që më keni shkruar duke më përkrahur. Ju siguroj se jam mirë, mos u shqetësoni”.
“Ndiqni rregullat, qëndroni në shtëpi dhe gjithçka do të rregullohet”, ka shkruar Gabbiadini në llogarinë e tij në Twitter.
28-vjeçari bëhet futbollisti i dytë nga Serie A që del pozitiv pas analizave me coronavirus, pasi i pari ishte mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani. /Telegrafi/