Ekipi G2 janë fituesit e turneut të parë të madh të CS:GO në LAN për vitin 2023, pasi mposhtën ekipin Heroic në finalen e madhe.
G2 vazhdojnë të qëndrojnë ta pamposhtur, duke e mposhtur ekipin Heroic në finalen e madhe të turneut IEM Katowice me rezultat të përgjithshëm 3-1 me mapa.
Çmimin MVP i turneut e fitoi ‘huNter’ pas paraqitjes fantastike që e pati gjatë gjithë turneut.
Si fitues të vendit të parë ekipi G2 kanë fituar çmimin prej 400.000 dollarësh, ndërsa Heroic fituan 180.000 dollarë.
Thank you for watching #IEM Katowice 2023! ❤️
We loved every second here in Poland and would like to hear from YOU to improve the experience going forward!
Feel free to fill in our survey below! 🔽https://t.co/yNpwlqYb9Y pic.twitter.com/O9MG1S8MxF
— ESL Counter-Strike (@ESLCS) February 12, 2023
Kjo fitore e G2 e vulos se cili është ekipi i parë në renditjen botërore të CS:GO, duke i lënë ata ta mbajnë pozitën e parë.
Gjithashtu G2 ishin fitues të turneut të fundit të vitit 2022, pasi fituan në finale ndaj ekipit Liquid.
/Telegrafi/