Telegrafi

G2 shënon fitoren e parë në Blast Premier Fall Final, ekipi brazilian Fluxo eliminohet

(Foto: HLTV)

Pas humbjes ndaj Liquid, ekipi G2 ka shënuar fitoren e parë në Blast Premier Fall Final për të kaluar në çerekfinale.

Të udhëhequr nga HooXi, G2 po kërkojnë trofeun e tyre të parë me ekipin e ri, pasi arritën që të dalin fitues në ndeshjen ndaj Fluxo, për të mos u eliminuar.

Me këtë fitore G2 ka siguruar çerekfinalen në turneun 425.000 dollarësh në Kopenhagë, ndërsa ekipi Fluxo është eliminuar.

Më meritori në fitoren e G2, ishte talenti ‘m0nesy’ me 42 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.44.

Tani G2 do të përballet me ekipin Heroic në çerekfinale, nesër (e premte) duke filluar nga ora 15:30.

Ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të Blast Premier në platformën Twitch. /Telegrafi/