Telegrafi

G2 shënojnë fitoren e parë në turneun e CS:GO në Uashington

(Foto: HLTV)

Ekipi G2 kanë mposhtur Cloud9 në ndeshjen e tyre të parë në BLAST Premier Spring Final.

Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo3’ ka përfunduar me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit G2.

Me këtë fitore G2 kanë kaluar në ‘Upper Final’ të grupit A dhe do të takohen me ekipin brazilian Imperial.

Në anën tjetër Cloud9 do ta kenë një ndeshje edhe më të vështirë, pasi do të përballen në ndeshjen eliminuese me ekipin Vitality.

BLAST Premier Spring Final është duke u mbajtur në Uashington, dhe do të zgjas katër ditë.

Për skuadrat pjesëmarrëse në këtë turne do të ndahen çmime në vlerë prej 425.000 dollarësh. /Telegrafi/