Site icon Telegrafi

G2 mposht ekipin më të mirë në botë FaZe dhe siguron gjysmëfinalen në turneun e CS:GO Blast Premier

(Foto: HLTV)

Ekipi G2 ka befasuar ekipin FaZe, duke e mposhtur 2-1 me mapa në turneun Blast Premier Spring Final, i cili po mbahet në qytetin Lisbonë të Portugalisë.

Ndeshja nisi me fitore në mapin e parë nga ekipi FaZe, me rezultat të thellë 16-7, ndërsa në mapin e dytë ekipi G2 arriti të barazojë rezultatin në 1-1 me mapa, duke fituar me rezultat të ngushtë 16-13.

Në mapin e tretë dhe vendimtar, ekipi i G2 ka befasuar ekipin FaZe, duke i mposhtur me rezultatin më të thellë në këtë ndeshje, 16-5.

https://www.youtube.com/watch?v=qA_evR2UE9k

Lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje u shpall Nikola ‘NiKo’ Kovac, me vlerësimin nga HLTV 1.43.

Me këtë fitore ekipi G2 ka kaluar direkt në gjysmëfinale, ndërsa ekipi i FaZe qëndron ende në garë dhe do të luajë në çerekfinale. /Telegrafi/

Exit mobile version