Site icon Telegrafi

G2 ka prezantuar ekipin e ri të femrave në CS:GO

(Foto: HLTV)

G2 kanë njoftuar formimin e ekipit G2 OYA, në krye me dy lojtaret e famshme, Julia “⁠juliano⁠” Kiran dhe Zainab “⁠zAAz⁠” Turkie.

Ekipi i ri i G2, shënon edhe rikthimin e dy lojtareve në CS:GO, të cilin e kishin bërë të ditur përmes postimeve në Twitter duke kërkuar lojtare femra të CS:GO në dhjetor.

Dyshja tashmë kanë një histori të madhe në skenën e CS:GO për femra, pasi kanë dominuar skenën për pjesën më të madhe të kohës duke luajtur derisa kaluan në Valorant pas shpërbërjes së listës së tyre XSET në 2021.

Së bashku me juliano dhe zAAz, ekipit i bashkohen edhe Anastasia “⁠kr4sy⁠” Khlobystina, Oleksandra “⁠manka⁠” Kruspe dhe Aleksandra “kyossa” Tychanska.

Ekipi i ri i femrave G2, do të garoj në sezonin e ri të ESL Impact League që pritet të filloj me datën 8 mars. /Telegrafi/

Exit mobile version