Site icon Telegrafi

G2 Esports krijon ekipin e ri në video-lojën Valorant

(Foto: forbes)

Organizata G2 Esports ka zbuluar sot një ekip krejt të ri për të garuar në Valorant në Amerikën e Veriut.

Organizata me bazë në Berlin ka krijuar ekipin e ri i cili do të garojë në ligën Valorant Challengers për Amerikën e Veriut.

Ekipi amerikan Valorant i G2 do të udhëhiqet nga trajneri britanik Ian “Immi” Harding , një ish- lojtar i CS:GO i cili bëri kalimin në Valorant menjëherë pas largimit nga CS:GO në vitin 2020.

Ai do të udhëheq lojtarët e ri të G2 të cilët janë: Shahzeb “ShahZaM” Khandhe Michael “dapr” Gulino, Erik “penny” Penny , Maxim “wippie” Shepelev dhe Francis “OXY” Hoang.

Skuadra e re e G2 pritet të fillojë së shpejti garën në rajonin e Amerikës së Veriut. /Telegrafi/

Exit mobile version