Site icon Telegrafi

G2 dhe Heroic do të takohen në finalen e madhe të turneut të CS:GO – IEM Katowice

Dy skuadrat e para në renditjen botërore të CS:GO do të përballen ndaj njëra tjetrës në Katowice të Polonisë për çmimin e madh prej 400.000 dollarësh.

Pas fitores ndaj Liquid, ekipi G2 ka vazhduar serinë e fitoreve për ta siguruar finalen e madh në IEM Katowice ndaj ekipit Heroic.

Ndeshja finale do të zhvillohet nesër (e diel) duke filluar nga ora 16:00 në formatin ‘Bo5’.

Të dyja skuadrat po kalojnë një formë fantastike për momentin, dhe gara do të jetë jo vetëm për çmimin e madh, por edhe për vendin e parë në ranglistën botërore.

Për momentin në vendin e parë renditen ekipi G2, të cilët arritën që ta zënë vendin e Heroic, duke i lënë mbrapa në vendin e dytë.

Finalja e madhe ndërmjet dy skuadrave do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch, si dhe do të ndiqet nga një numër i madh shikuesish në sallë. /Telegrafi/

Exit mobile version