Telegrafi

G2 dhe FURIA shënojnë fitoret e para në Play-Off të ESL Pro League CS:GO

Ekipet G2 dhe FURIA e kanë filluar mirë në Play-Off të ESL Pro League.

G2 ka shënuar fitore ndaj Movistar Riders, ndërsa FURIA ka mposhtur ekipin fnatic.

Ekipi G2 e fitoi me lehtësi ndeshjen ndaj Movistar Riders me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, për të kaluar në raundin e dytë të Play-Off.

Në anën tjetër FURIA ka eliminuar ekipin fnatic, pas fitores me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Tani në ndeshjet e raundit të dytë, G2 do të përballet me ekipin ENCE, ndërsa FURIA do të takohet me FaZe.

Në këtë turne skuadrat janë në garë për një grup çmimesh prej 850.000 dollarësh, dhe të gjitha ndeshjet po transmetohen në kanalin zyrtar të ESL. /Telegrafi/