Aventura e organizatës G2 Esports, ka përfunduar në skenën konkurruese të Valorant.
Organizata u tha lamtumirë pothuajse të gjithë lojtarëve të saj, të cilët patën një fund zhgënjyes në ngjarjen VALORANT Challengers League NA.
Rezultatet jo të mira dhe zhgënjyese, kanë dërguar drejt këtij vendimi të organizatës.
Ekipi G2 së fundmi nuk arritën që të kualifikohen as në ngjarjen KVT 2023 Ascension Americas.
Si shkak të rezultateve të dobëta, G2 përmes një njoftimi zyrtar për shtyp të shpërndarë përmes llogarisë së tyre në Twitter, njoftuan largimin e katër lojtarëve dhe dy trajnerëve nga formacioni VALORANT.
Ended the same way it started 🪦 pic.twitter.com/3B12yKUIfW
— G2 VALORANT (@G2VALORANT) July 7, 2023
Megjithatë, lojtarët mund ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre në skenën konkurruese të Valorant edhe pas largimit nga G2, disa prej tyre ishin ndër më të mirët në ngjarjen VCL NA.
Ky ishte formacioni i ekipit G2 në Valorant:
Michael “dapr” Gulino
Francis “OXY” Hoang
Erik “peni” Penny
Maxim “wippie” Shepelev
Dani “Dani” Hashweh – Ndihmës Trajneri
Ian “Immi” Harding – Krye trajner
/Telegrafi/