Site icon Telegrafi

Fytyra tradhton prirjet seksuale

Pjesëtarë e gjinive të kundërta mund të konkludojnë nëse dikush është vetëm për aferë për një natë ose diçka më afatgjate vetëm duke shikuar fytyrën e dikujt, konsiderojnë shkencëtarët, përcjell Reuters.

Nofulla katrore e mashkullit, hunda më e madhe dhe sytë më të vegjël më parë do të tregojnë pamjen e epshit sesa të dashurisë së mundshme. Kurse meshkujt me vija më të buta femrat i kanë shikuar me më shumë gjasa për lidhje të mundshme. Nga ana tjetër, edhe meshkujt kanë mundur të përfundonin nëse femra është e interesuar për takim pa obligime ose lidhje afatgjate, por në Universitetin Durham ku e kanë kryer studimin nuk kanë arritur të gjejnë lidhjen me tiparet e fytyrës.

Rreth 700 heteroseksualë kanë marrë pjesë në hulumtim të cilin e ka kryer Universiteti Durham, St. Andrews dhe Aberdeen. 72 për qind nga 153 të testuar e kanë njohur saktë sjelljen seksuale të grupit të meshkujve dhe femrave në vitet njëzeta të jetës, fytyrat e të cilëve i kanë parë në fotografi. I publikuar në revistën “Evolution and Human Behaviour”, hulumtimi ka treguar që femrat të cilat janë më të hapura për lidhje afatshkurtra seksuale janë konsideruar atraktive më së shpeshti. Femra zakonisht kanë qenë të interesuara për meshkujt për të cilët u është dukur që dëshirojnë lidhje afatgjate.

Hulumtimi ka vërtetuar edhe rezultatet e mëhershme sipas të cilave meshkujt muskulozë janë përjetuar nga femrat si më të prirë ndaj tradhtisë dhe etër më të këqij. Dr. Lynda Boothroyd shton se si këto përfundime fillestare me kohë do të zëvendësojnë njohjen më të mirë të personit me të cilin jetojmë, ndërsa qëndrimi mund të ndryshohet edhe me kalimin e viteve. /Telegrafi/
 

Exit mobile version