Aktorja Demi Moore së fundmi mori pjesë në premierën e filmit “The Substance” në Festivalin e Filmit në San- Francisko dhe fytyra e saj ka ngjallur sërish diskutime
Edhe pse është 62 vjeçe, Demi Moore duket sa gjysma e moshës së saj. Fytyra e saj ndezi më tej debatin rreth presionit shoqëror që gratë duhet të mbajnë një pamje rinore për pjesën tjetër të jetës së tyre.
Gazetari Paul Skallas kritikoi këto pritshmëri shoqërore, duke i quajtur ato një standard të vështirë dhe debati vazhdoi në mediat sociale.
Gratë pritej të ishin tërheqëse në të njëzetat dhe të tridhjetat e tyre, por tani pritet që të jenë tërheqëse gjatë gjithë jetës së tyre”, ka shkruar Skalas duke komentuar pamjen e Demit, transmeton Telegrafi.
Shumë përdorues të internetit u pajtuan me deklaratën e Skallas, por gjithashtu shtuan se rutinat e shtrenjta të bukurisë dhe ndërhyrjet estetike e përkeqësojnë më tej këtë problem.
Kujtojmë se Moore ka qenë objekt polemikash për ndërhyrjet estetike ndër vite. E ndërsa ajo mohoi t’i kishte bërë diçka fytyrës, fotot e saj të kaluara “flasin” ndryshe.
Moore më parë pranoi se karriera e saj në film e shtyu atë të zhvillonte një çrregullim të të ngrënit dhe se ajo shpesh e lidhte vetëvlerësimin e saj me dukjen e trupit të saj.
Sot ajo pohon se i ka kaluar ato dhimbje dhe se ndihet më e sigurt në vetvete.
/Telegrafi/