Site icon Telegrafi

Fyen brazilianët dhe anglezët, lojtarët e Argjentinës festuan si të çmendur në zhveshtore

Lojtarët e Argjentinës kënduan një këngë që fyen brazilianët, por edhe anglezët, ku i referohet Luftës së Ishujve Falklands pasi mundën Kroacinë për të arritur në finalen e Kupës së Botës .

Skuadra e Lionel Scalonit fitoi 3-0 ndaj Kroacisë të martën për të siguruar vendin e tyre në finalen e së dielës në Katar. Penalltia e Lionel Messit dhe dy golat e sulmuesit të Manchester Cityt, Julian Alvarez, siguruan që Argjentina të luajë të dielën me fituesin e gjysmëfinales së Francës kundër Marokut.

Pasi hapi fushatën e saj me një humbje shokuese 2-1 nga Arabia Saudite, Argjentina tani ka fituar pesë ndeshje radhazi. Ata do të luajnë në finalen e tyre të gjashtë të Kupës së Botës dhe do të synojnë për trofeun e tyre të tretë – dhe i pari që kur Diego Maradona i frymëzoi ata për titullin në vitin 1986.

Fitorja shkaktoi skena të gëzueshme brenda Lusail Stadium, me Messin dhe shokët e tij të skuadrës duke u përqafuar me njëri-tjetrin dhe duke kënduar me tifozët e tyre. Scaloni u kap nga kamera duke shpërthyer në lot teksa përqafonte Messin, por festimet e tyre morën një kahe tjetër në zhveshtore.

Lojtarët argjentinas kujtuan rivalët e tyre më të mëdhenj brazilianët dhe anglezët në festën që organizuan në zhveshtore, pak minuta pasi konfirmuan praninë e tyre në finalen e gjashtë të Kupës së Botës që Albicelste do të luajë në histori.

Ishte mbrojtësi Nicolas Otamendi, i cili në Instagram tregoi se si ata festuan arritjen e tyre në finalen e tyre të parë që nga thyerja e zemrës kundër Gjermanisë në vitin 2014. Lojtarët dhe stafi stërvitor shfaqen duke kërcyer lart e poshtë, duke tundur bluzat rreth kokës ndërsa këndojnë së bashku një këngë që ka qenë e zakonshme mes mbështetësve në Katar.

Sipas gazetës Marca, kënga e argjentinasve përshkruan rivalët e Brazilit si “pesë herë kampionët e shtypur”, teksa shtojnë “q***sha anglezët” si referencë për Malvinat.

Si fqinjë, Brazili është rivali më i madh i Argjentinës – dhe duket se eliminimi i tyre nga Kupa e Botës nga Kroacia në çerekfinale u prit mirë përtej kufirit.

Ndërkohë, Malvinat janë një referencë për Islas Malvinas – emri argjentinas për Ishujt Falkland, mbi të cilët Argjentina dhe Britania e Madhe luftuan më 1982.

Sovraniteti i territorit në Atlantikun e Jugut mbetet i diskutueshëm nga Argjentina, e cila pretendoi se pushtimi i tyre ishte një rikuperim i territorit të saj. Falklandet kanë qenë një koloni e kurorës britanike që nga viti 1841 dhe popullsia rrjedh kryesisht nga kolonët britanikë, të cilët gjithmonë kanë favorizuar sundimin britanik.

“Messi u nis për në Rio dhe do të qëndroj me kupën, ne jemi grupi argjentinas dhe do të inkurajohemi gjithmonë, spse ne kemi ëndërr të bëhemi kampion bote”, ishin disa nga fjalët tjera që këndonin lojtarët në zhveshtore. /Telegrafi/

 

Exit mobile version