Telegrafi

Futeni gëzimin në shtëpinë tuaj: Ngjyrat janë hit i ri në dizajnin e enterierit

Këto janë idetë se si t’i kombinoni!

Trendët në enterier viteve të fundit kanë qenë kryesisht minimalë dhe monokromatikë, mirëpo – gjykuar sipas disenjatorëve të enterierit – ngjyrat po kthehen me të madhe.

Rregullimi i enterierit kryesisht është bazuar viteve të fundit në stilin skandinav minimal dhe në kombinimin e stilit boho – që të dy këto stile kanë përfshirë nuancat shumë neutrale natyrore, si p.sh., e bardha, krem, e hirta, ngjyrat e shndritshme të drurit, ndërkaq ngjyrat janë shfrytëzuar në detajet dhe në formën më të shndritshme pastel (e verdha e shndritshme, e bardha bebi, rozë bebi, e gjelbra e shpëlarë), transmeton Telegrafi.

Gjërat nuk kanë ndryshuar shumë – mobiliet, së paku ato më të mëdhatë (kuzhinat, garniturat e dhomave, krevatet bashkëshortore) të cilat janë në trend edhe më tej linjat e thjeshta, të reduktuara dhe të pavërejtura, mirëpo në të gjitha segmentet e tjera të rregullimit tani mund të përfshini edhe ngjyrat e zjarrta!

Trendi më parë ka filluar nga muret, të cilat kanë filluar nga nuancat e zjarrta dhe të thella, të kaltrës, të gjelbrës, bordosë, por edhe tapetave me motive gjelbërimi, për t’u zgjeruar tani edhe te mobiliet dhe dekorimi.

Nëse jeni adhurues i ngjyrave të zjarrta, rekomandimi është që shtëpinë tuaj ta freskoni me pjesë mobiliesh në formë kolltukësh apo komodinash ngjyrë të zjarrtë, që jastëkët e vjetër t’i zëvendësoni me ngjyra të reja më intensive, disa nga muret apo gjithë dhomën ngjyroseni me nuancë të zjarrtë dhe bashkë me të përshtateni edhe dekorimin e imët (vazot, mbajtëset e qirinjve, kornizat e fotografive, stolitë, jastëkët).

Krahas ngjyrave të enterierit, këshillohet të vendosni edhe sa më shumë lule dhome të cilat do t’i kontribuojnë ndjenjës së pastërtisë dhe freskisë së hapësirës.

E vetmja këshillë është – me ngjyrat e zjarrta nuk bën ta teproni, sepse do të arrini efekt “cirku”, ndërkaq në vend që ta bëni të hareshme hapësirën dhe ta “hapni” – do ta ngufatni dhe zvogëloni.

/Telegrafi/