Site icon Telegrafi

Futen në restorant për të kryer plaçkitje, e ëma braziliane shtrihet në tokë dhe mbulon më trup të birin – pavarësisht se kishte të shtëna askush nuk është lënduar

Një nënë e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ka rrezikuar jetën për të mbrojtur të birin e saj kur një sulmues i armatosur hapi zjarr në një lokal në Brazil ku ajo po qëndronte.

Incidenti ka ndodhur në natën e 24 janarit, kur Rafaela Dantas po shijonte darkën me bashkëshortin, djalin dhe miqtë në qytetin Rekanto das Emas, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy burra futen në objekt me qëllimin që të kryejnë plaçkitje në restorant.

Njëri prej tyre i veshur me të zeza dhe më kapelë në kokë, ia drejton revolen klientëve, që nxiti një klient të reagojë dhe të tentojë të parandalojë më të keqen.

https://www.youtube.com/watch?v=EAzLZbKFJPY&feature=emb_title

Siç raportojnë mediat braziliane, sulmuesi ka shkrepur një plumb mbi një klient, por për fat të mirë ia ka huq. E duke parë se çfarë po ndodhte, Dantas e kapi shpejtë të birin katërvjeçar të cilin e mbuloi me trup për ta mbrojtur.

E sikur kjo të mos mjaftonte, njëri prej sulmuesve i afrohet tavolinës ku ata ishin duke ngrënë dhe i merr dy telefona – për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Për fat të mirë gjatë plaçkitjes asnjëri prej punonjësve të lokalit apo klientët nuk janë lënduar, e policia që ka hetuar rastin ka gjetur një prej telefonave të vjedhur në një zonë të mbuluar nga balta. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version