Site icon Telegrafi

Futbollistja angleze Chloe Kelly ka gjuajtur më fortë se meshkujt, goli i saj ia kaloi gjuajtjes së çdo lojtari në Ligën Premier

Kupa e Botës për femra është duke u zhvilluar në Australi dhe Zelandën e Re.

Kombëtarja e Anglisë, një nga favoritët e parë të turneut, u kualifikua në çerekfinale, ku do të luajë kundër Kolumbisë.

Pasi femrat angleze kaluan grupin me Kinën, Danimarkën dhe Haitin, ato ishin më të mira se Nigeria në raundin e 16-të.

Ndeshja shkoi në penallti, dhe golin e fundit e shënoi Chloe Kelly, futbolliste e Manchester Cityt.

Pas një vrapimi të pazakontë Kelly e futi topin në rrjetë me të gjithë forcën e saj.

 

Anglezët, duke përdorur teknologji speciale në top, shkruajnë se goditja e saj arriti deri në 110.8 kilometra në orë.

Është veçanërisht mbresëlënëse që në të gjithë sezonin e Ligës Premier për meshkuj sezonin e kaluar, asnjë golashënues nuk e arriti atë fuqi goditëse.

Goditjen më të fortë që përfundoi në gol e kishte shënuar Saido Benrahma, sulmuesi i West Hamit dhe ka shkuar me 110.2 kilometra në orë. /Telegrafi/

Exit mobile version