Sulmuesi kosovar, Valmir Berisha, edhe pse aktualisht është pa skuadër, do të jetë pjesë e përfaqësueses së Suedisë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.
Lajmi është bërë i ditur të dielën nga e përditshmja suedeze Expressen. Berisha 20-vjeçar, është ftuar në vend të sulmuesit Jordan Larsson, të cilin nuk e ka lejuar Helsingborgu të largohet nga ekipi në këtë kohë, përcjell Koha Ditore.
Trajneri Hakan Ericson ka konfirmuar se Berisha ishte lojtari i vetëm që mund t’i përshtatej karakterit të Larssonit.
Pas refuzimit të Larssonit, ekipi suedez kishte mbetur me vetëm një sulmues tipik, 23-vjeçarin Mikael Ishak. Kështu që, Berisha do të jetë sulmuesi i dytë në ekip.