Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një diskotekë është përfshirë nga zjarri.
Në atë vend kanë humbur jetën 51 persona, derisa ka qindra të lënduar.
Futbollisti i Shkupit, Andrej Lzarov ka qenë prezent në diskotekën që ka marrë flakë, por fatmirësisht ai nuk është në mesin e viktimave.
Ka qenë faqja zyrtare e Shkupit që ka njoftuar se lojtari i tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i plotë nga FC Shkupi:
Fillimisht, duam t’ju informojmë se futbollisti ynë, Andrej Lazarov, është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse është në kujdes intensiv, pasi ka pësuar djegie në pjesë të trupit në zjarrin dhe tragjedinë e madhe që ndodhi gjatë natës në Koçan.
Këto informacione i kemi të konfirmuara pasi kemi kontaktuar me familjarët dhe të afërmit e tij. Andrejit i urojmë shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në mesin tonë.
Në këtë moment të vështirë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për të gjitha 𝟱𝟭 𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝘁 𝗲 𝗵𝘂𝗺𝗯𝘂𝗿𝗮 në këtë tragjedi. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe me gjithë vendin tonë.
Urojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë më!. /Telegrafi/