Ish-lojtari i Anglisë në futboll, Brian Dean, ka ardhur në Kosovë, për të shqyrtuar mundësinë e investimit në klubin e Trepçës, me kërkesë të disa investitorëve anglezë.
Drejtori sportiv i skuadrës mitrovicase, Ajet Shosholli, e cilësoi shumë të rëndësishëm këtë bashkëpunim, dhe foli më shumë rreth ardhjes së anglezit në Kosovë, raporton Tribuna Channel.
Dean kishte shënuar golin e parë historik në Ligë Piremier, që prej se ky kompeticion mban këtë emër.
Ai zbuloi pse ka zgjedhur pikërisht Trepçën, derisa përmendi edhe yjet tanë si: Celina, Shaqiri, Xhaka, Januzaj etj.
Dean ka luajtur tri ndeshje me Anglinë, kurse ka veshur fanellën e klubeve si: Leicester City, Sheffield United, Leeds United, Sunderland, West Ham etj.