Thiago Motta po akuzohet se e ka shkelur me veturë një tifoz të skuadrës franceze të PSG-së.
Tifozët kishin dal të protestonin në aeroportin e Parisit kundër futbollistëve pas eliminimit nga Barcelona në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Tifozi i lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore, derisa mesfushori i Paris Saint-Germain ende nuk është prononcuar për këtë rast.
Kujtojmë se parisienët e kishin fituar takimin e parë me një epërsi prej katër golave (4-0), por në ndeshjen e dytë pësoi humbje me rezultat 6:1, e cila gjë ka bërë që të eliminohen prej ligë elitare evropiane për klube. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=IwCfg7scP0g