Mbrojtësi i Manchester Cityt, Martin Demichelis është akuzuar nga Federata e Anglisë për lidhje me bastore.
Reprezentuesi argjentinas akuzohet se ka bërë 12 shkelje të rregullave në lidhje me përfshirjen në baste të ndeshjeve të futbollit mes 22 dhe 28 janarit të këtij viti.
Demichelis – i transferuar në Etihad më 2013 nga Atletico Madrid – ka kohë deri më 5 prill që t’i përgjigjet akuzës.