Telegrafi

Futbollisti i Newcastle United, Joelinton është arrestuar për drejtim të makinës në gjendje të dehur

Futbollisti i Newcastle United, Joelinton, është arrestuar gjatë natës nga e mërkura në të enjte për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, njoftoi policia angleze.

Sulmuesi u arrestua në orën 01:20 të mëngjesit me orën lokale të së enjtes dhe policia menjëherë sekuestroi makinën e tij, megjithëse ai u lirua me kusht.

“Joelinton u arrestua për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur”, ka thënë një zëdhënës i policisë së Newcastle.

 

Mediat angleze shtojnë se futbollist duhet të dalë në gjykatë më 26 janar, kur do të tentojë të shpjegojë se përse ka vozitur në gjendje të dehur, por vështirë se ndonjë justifikim mund ta nxjerrë jashtë dhe ta shpëtojë nga dënimi.

Pritet braziliani të marrë një gjobë pak më të madhe, e përveç kësaj, kërcënohet edhe me heqjen e patentës së shoferit për disa kohë.

Meqë ra fjala, ai erdhi në Angli nga Hoffenheim në vitin 2019 për mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/