Telegrafi

Futbollisti i Leicesterit i shpëton vdekjes! (Foto)

Futbollisti i Leicester Cityt, Demarai Gray ka shpëtuar për një ‘fije floku’ pasi që ka rrezikuar të përplaset me një helikopter.

E gjithë kjo ndodhi kur helikopteri morri një kthesë të papritur në një heliport dhe për pak sa nuk u përplas me futbollistin 19-vjeçar.

Për fat të mirë, kujdestarët ishin të pranishëm për ta shoqëruar Grayn dhe në këtë mënyrë iu shmangen tragjedisë së madhe.

Futbollisti i akademisë së Birmingham Cityt ka kaluar në radhët e Leicester Citryt për shumën prej 3.7 milionë funtesh, ku ka impresionuar gjatë 11 paraqitjet për liderët e Ligës Premier. /Telegrafi/