Site icon Telegrafi

Futbollisti gjerman harron 75 mijë euro në taksi!

Sulmuesi i Wolfsburgut, Max Kruse, është shprehur i tronditur pasi thotë se ka harruar plot 75 mijë euro në taksi.

Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë i ka fituar këto para në një turne pokeri, për t’i harruar më pas në taksi.

Ai e ka njoftuar policinë për këtë rast, por paratë nuk janë gjetur.

Kruze u dënua edhe nga klubi me 25 mijë euro për shkak se ka thyer rregullat duke luajtur poker. /Telegrafi/

Exit mobile version