Site icon Telegrafi

Futbollisti i Chapecoenses që shpëtoi lexoi Biblën para tragjedisë, ajo u gjet në vendin e ngjarjes (Video/Foto)

Një futbollist që i shpëtoi tragjedisë ajrore në Kolumbi ku mbetën të vdekur 71 persona, ishte duke lexuar vargje të Biblës para rrëzimit të aeroplanit.

Një varg në Bibël “për siguri në hijen e krahëve të tu” duket ta ketë lexuar mbrojtësi Helio Neto, para rrëzimit të aeroplanit, një prej pak atyre që ka shpëtuar.

Pamje të Biblës e cila u gjet në vendin e ngjarjes.

Kjo Bibël u gjet në vendin e ngjarjes nga hetues të cilët po kryenin kërkimet në Medellin, pesë kilometra larg aeroportit ku edhe ndodhi tragjedia.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga tragjedia ajrore e Chapecoenses (Foto)

Bibla iu dha gruas së Netos, i cili ende po lufton për jetën e tij në spital dhe është besimtar i madh duke marrë librin e shenjtë të besimtarëve katolikë ku do që ai shkon.

Bubka e gjetur në vendin e ngjarjes

Një nënvizim është bërë në Psalmin 63, i cili flet për sigurinë nën hijen e krahëve të Zotit dhe për mendje te Zoti në shtrat.

Në detaje, psalmi thotë: “Në shtratin tim të kujtoj: Të mendoj nëpër vrojtimet e natës: Sepse ti ishe ndihma ime; Më pas do të ringjallem në hijen e krahëve të tu”.

“Shpirti im të ndjek nga afër; dora jote e djathtë më mban lart”.

Lexo po ashtu Shokuese: Lojtari i Chapecoenses thotë se tragjedia ajrore nuk ishte aksident: Ata u vranë

 

Video e siguruar nga mediat braziliane e shfaqë gazetarin Roberto Cabrini në skenën ku ndodhi aksidenti, teksa ai e pa një libër, me një shkrim që thotë se i takon mbrojtësit Neto, e i cili ishte në gjendje kritike.

Gazetari duket i shokuar teksa e merr vesh se çka është ai libër.

Me zë të dobët i shokuar ai lexon emrin që është i shkruar në brendi të kopertinës, teksa prapa tij duket aeroplani i rrëzuar.

Cabrini më pas shihet teksa ia jep Biblën gruas së Netos, e cila buzëqesh kur e kupton se çka po i dorëzohet asaj.

Gruaja e Netos duke marrë Biblën e tij.

Gjendja e Netos po përshkruhet të jetë nga mjekët si delikate, të cilët thonë se regullisht duhet ta stabilizojnë atë, sepse ka infektim serioz në mushkri.

Gruaja e tij Simone thotë se Neto beson shumë në Zot dhe e merr Biblën me vete në të gjitha udhëtimet e tij.

Simone më parë ka treguar se si bashkëshorti i saj i kishte thënë në mëngjes para fluturimit se ai kishte parë në ëndërr se aeroplani do të rrëzohej.

Gruaja Simone tha se bashkëshorti i saj i tha se pa në ëndërr se aeroplani do të rrëzohej.

“Është gjëja e parë që ai merr kur udhëton, dhe këtu janë edhe nënvizimet e tij, të cilat më bëjnë të lumtur që e kam sërish Biblën në dorën time”, u shpreh ajo teksa mori Biblën e bashkëshortit të saj.

Neto deri tash iu është nënshtruar operimeve ekstensive në mushkri, kafkë, gju dhe duar.

Familja thotë se besojnë se ai do të riaftësohet plotësisht.

Në total 71 njerëz humbën jetën në aeroplanin britanik Avro RJ85, i cili u rrëzua pesë kilometra para arritjes në Medellin, ku skuadra braziliane Chapecoense është dashur ta luajë ndeshjen e parë finale të Kupës së Amerikës së Jugut. /Telegrafi/

Exit mobile version