Site icon Telegrafi

Futbollisti i Barcelonës uron Mustafin për golin e shënuar

Goli i parë i shënuar nga Shkodran Mustafi për kombëtaren gjermane është uruar nga shumë futbollistë, por i veçantë ishte urimi i portierit të Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen.

Mbrojtësi i me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e kombëtares gjermane në ndeshjen kundër Ukrainës e vlefshme për grupin C.

Në fund goli i mbrojtësit të Valencias ishte shumë i vlefshëm pasi Gjermania fitoi me rezultat 2:0.

Pas këtij goli ishte portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen, i cili uroj për golin mbrojtësin shqiptar duke bërë edhe shaka me kokën e tij.

“Atij ende po i dhemb koka. Urime Shkodran Mustafi për golin e parë të shënuar për kombëtaren Gjermane”, ka shkruar portieri i Barcelonës në profilin e tij në ‘Twitter’. /Telegrafi/

Exit mobile version