Site icon Telegrafi

Futbollisti arab që pësoi lëndim të rëndë, lajmërohet nga spitali: Lutuni për mua

(Foto: Twitter/Qatar2022/ Yasser Al-Shahrani)

Lojtari i Arabisë Saudite, Yasser Al-Shahrani, nuk do ta kujtojë si të bukur ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror në Katar, pavarësisht fitores së bujshme të ekipit të tij ndaj Argjentinës.

Ai mori një goditje të rëndë në kokë në fund të ndeshjes nga portieri i tij, i cili në tentativë për të ndërhyrë dhe larguar rrezikun, e ka goditur me gju në kokë.

Futbollisti ka mbetur shtrirë i palëvizur dhe pas ndërhyrjes së ekipit mjekësor në fushë është transferuar menjëherë nga stadiumi në spitalin Hamad në Doha.

(Foto: Twitter/Eduardo E.)

Pas ekzaminimeve të para, u vlerësua se ai duhej t’i nënshtrohej një operacioni dhe sipas informacioneve të Gulf Today, Princi Mohammad Bin Salman urdhëroi që futbollisti të transferohej me aeroplan privat në një spital në Gjermani, ku do të operohej përfundimisht.

Ndërkohë, vetë Al-Shahrani është lajmëruar nga shtrati i spitalit: “Doja t’ju siguroja se jam mirë. Ju lutem, lutuni për mua. Gjithashtu dua t’i përgëzoj tifozët e Arabisë Saudite për një fitore të madhe, ju e merituat”.

Me rastin e lëndimit, mbrojtësi i Arabisë Saudite pësoi një thyerje të nofullës dhe kockave të fytyrës, si dhe kishte edhe gjakderdhje të brendshme. /Telegrafi/

Imazhet rikonstruktuara rëntgenologjike të lëndimit të Yasser Al-Shahrani (Foto: Twitter/Qatar2022)
Exit mobile version