Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur në Liverpool një javë më parë.
Futbollistët e skuadrës angleze, Newcastle United kishin dalë së bashku në një mbrëmje për të festuar datëlindjen e kapitenit Jamaal Lascelles.
Por ai që ka pësuar më së shumti nga kjo ndej ishte sulmuesi Dwight Gayle.
Pasi ishin pothuajse të gjithë të dehur, Gayle është rrahur nga një i panjohur në ndejën e organizuar.
Sipas medieve angleze, Gayle ishte duke e provokuar personin që e ka rrahur por që nuk kanë informatë për identitetin e tij.
“Gayle ishte duke folur për pagën e tij të majme, ai dhe shokët e skuadrës po festonin dhe provokonin të tjerët dhe papritmas sulmuesi është goditur dhe ka rënë në tokë”, i ka thënë një burim anonim gazetës angleze ‘The Sun’.
Më vonë u raportua se Gayle nga rrahja që kishte marrë i kishte të thyer katër dhëmbë.
Edhe pse futbollistët e Newcastles e kishin fshehur këtë skandal, ‘The Sun’ e ka zbuluar duke e bërë temë të madhe në Angli.
Policia e Liverpoolit ka thënë se është duke e hetuar rastin pasi për këtë rrahje janë akuzuar dy persona.
Kujtojmë që Gayle është golashënuesi më i mirë këtë edicion për Newcastlen pasi deri më tani ka realizuar 11 gola. /Telegrafi/