Telegrafi

Futbollistët me më shumë driblime të suksesshme në Ligën Premier, ndër ta një shqiptar

Eden Hazard është futbollisti që ka kryer më shumë driblime të suksesshme këtë sezon në Ligën Premier.

Kampionati anglez në këtë fillim sezoni na ka sjell në pah edhe futbollistë të cilët kanë teknikë të jashtëzakonshme, duke dhuruar driblime superiore.

Nga futbollistët me më shumë driblime të suksesshme në këtë sezon të Ligës Premier, është mesfushori-sulmues i Chelsea, Eden Hazard.

Lexo po ashtu Tre futbollistët me pasimet më të sakta në Ligën Premier, ndër ta një shqiptar (Foto)

Futbollisti belg ka realizuar plot 24 driblime të suksesshme në Ligën Premier, duke lënë pas vetës mesfushori nga Kosova, Adnan Januzajn me 22 driblime.

Pas tyre, vijnë sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling dhe sulmuesi i Crystal Palace, Wilfried Zahal, të cilët kanë realizuar 20 driblime të suksesshme. /Telegrafi/

Driblime të suksesshme:

Eden Hazard – 24 driblime

Adnan Januzaj – 22 driblime

Raheem Sterling – 20 driblime

Wilfried Zaha – 20 driblime