Telegrafi

Futbollistët shqiptarë e nisin me këmbë të majtë edicionin e ri të Bundesligës

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, ka luajtur 90 minuta gjatë humbjes së skuadrës së Hanoverit me rezultat 3-0, nga Shalke 04. Lala në këtë ndeshje madje mori edhe karton të verdhë (26’).

Edhe pse skuadra e sulmuesit Edmond Kapllani, Karlsruhe, shënoi fitore me rezultat 1-0 në fushën e vet kundër Bochumit, sulmuesi shqiptar nuk u inkuadrua aspak në lojë

Një tjetër humbje pësoi edhe skuadra e mesfushorit 31-vjeçar, Ervin Skela. Cottbusi pësoi nga skuadra e porsangjitur në Bundesliga I, Hoffenheim. Edhe 90 minutat e tija ishin të pavlefshme sa i takon shërbimeve pozitive për skuadrën ku luan.

Ndërkohë, të premten ka debutuar në minutën e 81’ edhe i riu, Jahmir Hyka. Skuadra e tij Mainz barazoi në fushën e vet (3 – 3) kundër Kaiserslauternit.