Telegrafi

Futbollistët e Serbisë vazhdojnë me retorikën shoviniste, shfaqen një flamur të tyre me hartën e Kosovës

Në zhveshtoren e përfaqësues së Serbisë është vendosur një flamur, ku shihej harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

Serbia apo më saktë futbollistët e ekipit përfaqësues serb kanë vazhduar me gjeste politike dhe retorikë shoviniste.

Ata para ndeshjes së enjtes mbrëma ndaj Brazilit në kuadër të Kupës së Botës në Katar “2022”, kanë shfaqur në zhveshtore një flamur serb me hartën e Kosovës.

“Nuk ka dorëzim”, ishte mbishkrimi i vendosur të atë pankartë të flamurit serb me hartën e Kosovës.

Ky gjest sigurisht që nuk do të mbetet pa u vënë re nga FIFA, pasi gjëra të tilla me karakter politik janë të ndaluara në ngjarjet sportive.

Ndryshe, Serbia në fund u mposht nga Brazili me rezultat 2-0, me dy golat e shënuara nga Richarlison. /Telegrafi/