Site icon Telegrafi

Futbollistët e Romës i këndojnë serenada Mourinhos në ditëlindjen e 60-të

(Foto: Screenshot/Twitter/AS Roma)

Jose Mourinho u trajtua me një interpretim të “Happy Birthday” nga skuadra e Romës të enjten, për të festuar ditëlindjen e tij të 60-të.

Trajneri portugez iu nënshtrua serenadave nga ana e romakëve të mbledhur në dhomën e zhveshjes, i shoqëruar nga anëtarë të shumtë të stafit të tij dhe iu dha një tortë për të shënuar këtë rast.

Giallorossët ishin të shpejtë për të festuar ditën e veçantë të ‘Special One’, duke postuar një video në nderim të trajnerit në llogarinë e tyre në Twitter të enjten në mëngjes.

Derisa pasdite, ish-trajneri i Chelseat dhe Real Madridit u xhirua teksa hynte në dhomën e zhveshjes me një pamje gati të acaruar në fytyrën e tij teksa kuptoi se çfarë po ndodhte.

Më pas, hyri në qendër të zhveshtores për t’i fryrë qirinjtë mbi një tortën e dhuruar, përpara se t’i falënderonte derisa ata e duartrokitnin.

Më pas lojtarët u xhiruan nga kamera duke kënduar për Mourinhon dhe duke duartrokitur së bashku, me 60-vjeçarin që qëndronte pranë derës duke tërhequr vëmendjen. /Telegrafi/

Exit mobile version