Një gol shumë i bukur është shënuar në një ndeshje të shkollave të mesme në Japoni, ku spikati ‘skema’ e përgatitur nga një goditje dënimi.
Shkolla e mesme Takagawa Gakuen luajti të mërkurën kundër shkollës së mesme Seiryo në turneun e të gjitha shkollave të mesme japoneze dhe goli që ata shënuan pas një goditje dënimi dhe një pozicionimi të paparë më parë në zonën e penalltisë së kundërshtarit u bë hit në rrjetet sociale.
Gjashtë lojtarë të ekipit Takagawa Gakuen ishin në zonën e penalltisë së rivalit. Njëri prej lojtarëve të tyre qëndroi i vetëm në zonën e penalltisë, ndërsa pesë të tjerët formuan një rreth.
Më pas, pesë lojtarët u kapën për duar në mënyrë të çuditshme dhe filluan të kërcejnë në një rreth, duke ngatërruar rivalët.
高川学園、フリーキックの時に輪になって踊ってたんだけど何? pic.twitter.com/gYCml8YsKJ
— yoshinikov (@yoshinikov) December 29, 2021
Më pas ata thyen “zinxhirin” dhe secili prej tyre vrapoi drejt zonës së pesë-metrave në momentin e harkimit, pas së cilës njëri nga lojtarët e Takagawe Gakuena arriti ta fusë topin në rrjetë me një goditje me kokë.
Videoja u bë shumë shpejt hit në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime të shumta dhe nga shumë e cilësuan si të zgjuar. /Telegrafi/