Skuadrën e Lirisë duket se këto muajt e fundit e ka kapluar kriza financiare.
Drejtuesit e klubit prizrenas tek tani kanë i kanë kryer obligimet financiare të muajit ndaj lojtarëve.
Kështu bën të ditur presidenti i klubit Qemal Krasniqi, i cili pohon se shumë shpejt do të paguhen futbollistët edhe për muajin e kaluar, përkatësisht prill.
“Të martën në llogaritë e tyre, futbollistët dhe stafi i Lirisë, kanë marrë pagën e muajit mars. Falënderojmë donatorët vullnet mirë që na mundësuan shlyerjen e obligimeve për muajin mars.”
“Si dhe në raste tjera, donatorët kanë ndihmuar në vazhdimësi Lirinë, për çka u jemi falënderues. Po, falë tyre jemi në rrugë të mirë të sigurojmë mjete edhe për pagat e prillit”, ka thënë, kryetari Qemal Krasniqi, duke folur në mbledhjen e Bordit.
“Shpërndarja e pagave para ndeshjes me Prishtinën do të thotë motiv shtesë, vlerësojnë nga kampi bardhezi”, ka shtuar më tutje ai.
Theksojmë se këtë të premte, Liria do të jetë nikoqire në stadiumin “Përparim Thaçi” skuadrën e Prishtinës. /Telegrafi/