Site icon Telegrafi

Futbollistët e Lincolnit dalin në fushë për nxehje, pritet vendimi nga UEFA

Kanë mbetur edhe pak minuta deri te fillimi i ndeshjes Lincoln Red Imps – FC Prishtina.

Ndeshja në fjalë është e paraparë të nis nga ora 18:00 në Gjibraltar.

Por, te klubi kryeqytetas kanë dalur tetë raste pozitive me COVID-19, andaj zhvillimi i ndeshjes është në dyshim.

Mediumi nga Gjibraltari, “GBC News” ka lansuar të rejat e fundit në lidhje me fatin e këtij takimi.

 

Sipas mediumit në fjalë, futbollistët e Lincolnit tashmë kanë dalur në fushë për t’i bërë nxemjet e fundit para ndeshjes.

Megjithatë, FC Prishtina ende është në hotel, derisa po pritet një vendim final nga UEFA.

Ndryshe, ndeshja në fjalë është e vlefshme për rundin preliminar të Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version