Titulli i kampionit të Ligës Premier i ka sjell edhe të mira personale futbollistëve të Leicester Cityt.
Në fakt, ata së shpejti do të shpërblehen edhe me nga një veturë super luksoze të tipit Mercedes “B-Class Electirc Drive”, i cili kushton mbi 36 mijë euro.
Kjo vjen si dhuratë e pronarit të skuadrës, Vichai Srivaddhanaprabha, i cili do të shpërblejë edhe trajnerin, Claudio Ranieri.
Gjithashtu, pronari ka premtuar se do t’i dërgojë futbollistët për pushime në Las Vegas. /Telegrafi/