Fansat e Manchester Cityt presin që forma e skuadrës së tyre të vazhdojë me këto ritme.
Skuadra e Pep Guardiolas ka udhëtuar për në Itali ku do ta zhvillojë ndeshjen e saj ndaj Manchester Cityt.
Por ajo që iu ka bërë përshtypje medieve angleze është veshja e lojtarëve.
Guardiola dhe stafi i tij arritën në aeroport me pantallona gri, këmisha të bardha dhe kravatë, ndërsa lojtarët mbanin këmisha blu xhins, kravatat e zeza dhe bluza ngjyrë blu.
Kostoja e përgjithshme e veshjeve vlen hiq më pak se 2150 funte.
Këpucët kushtojnë 405 funte, pantallonat 455 funte, ndërsa rripi që mbanin në bel disa lojtarë kushton 245 funte.
Këmisha kushton 345 funte, ndërsa krevat e personalizuara për çdo lojtarë, kushtojnë 100 euro secila.
Xhaketa që e kishin veshur lojtarët kushton 600 funte.
Klubi i Cityt ka marrëveshje me firmën e njohur italiane për veshje DSQUARED2. /Telegrafi/