Telegrafi

Futbollistët e cilësojnë Buffonin portier të madh, edhe pas gabimit trashanik ndaj Spanjës

Gianluigi Buffon është kryqëzuar nga kritikët pas një gabimi trashanik në takimin kualifikues në mes të Italisë dhe Spanjës.

Portieri i Juventusi bëri një dalje jo mirë të menduar, ku gaboi rëndë dhe më pas u shënua goli i epërsisë për Spanjën, por për Vitolon dhe Daniele De Rossin, Buffon mbetet portieri i madh.

“Buffon është një portier i madh, ai ka pasur një karrierë të madhe. Unë nuk e prisja atë gabim!”, ka thënë Vitolo.

Lexo po ashtu Juve po shikon për zëvendësuesin e Buffonit

“Portieri më i mirë në histori mund të bëjë gjithashtu gabime, përndryshe ai do të ishte një makinë”, ka thënë De Rossi.

Ndryshe, ndeshja në mes të Italisë dhe Spanjës përfundoi baras 1-1, ku golashënues ishin pikërisht Vitolo dhe Danile De Rossi. /Telegrafi/