Sulmuesi anësor i Vllaznisë së Pozheranit, Alban Rexhepi ka bërë një postim falënderues për të gjithë pas interesimit mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Rexhepi kishte një shqetësim gjatë ndeshjes së fundjavës ndaj Flamurtarit në Ligën e Parë në futbollin e Kosovës.
Intervenimi i shpejt i stafit mjekësor bëri që Rexhepi t’i shpëtoj më të keqes, pasi me dërgimin e tij në QKUK, u konstatua se lojtari pati atak kardiak dhe iu vendos një stendë në zemër.
Pas disa ditëve, Rexhepi e ka marrë veten tashmë dhe është përkujdesur t’i përgjigjet të gjithë atyre që u interesuan për shëndetin e tij.
Sulmuesi gjilanas shfrytëzoi profilin e tij privat për të bërë një status, ku tregoi se gjendja e tij është stabile dhe falënderoi të gjithë për “përkrahjen morale”.
Postimi pa ndërhyrje i Alban Rexhepit
Miq te nderuar, duke pas parasysh interesimin e madh nga ana juaj per shendetin tim, dua t’ju njoftoj se tani gjendja ime eshte stabile dhe kam filluar ta mare veten. Ne pamundesi per t’ ju falenderuar te gjithve veq e veq, me ane te ketij shkrimi ju falenderoj gjithesecilin nga ju per perkrahjen morale qe me keni dhene gjate ketyre diteve. Me ndihmen e Zotit dhe intervenimin e shpejte te ekipeve mjekesore si ne Gjilan ashtu dhe ne QKUK- Prishtine e kalova edhe kete sfid.
Shihemi se shpejti
/Telegrafi/